Përplasje të dhunshme tek Drejtoria e Policisë mes protestuesve dhe efektivëve

Protesta po vijon me përplasje të dhunshme tek Drejtoria e Policisë mes protestuesve dhe efektivëve.

Mësohet se për të shpërndarë turmën e qytetarëve, policia ka hedhur gaz lotsjellës. Ndërkohë, që për të qetësuar situatën ka ndërhyrë dhe FNSH.

Deri më tani janë shoqëruar disa persona në polici.

Një grup u drejtua te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Rrugës ata thyen tabela e semaforë sërish, sikundër u veprua edhe dje. Një grup u largua drejt Ministrisë së Brendshme dhe një drejt Bllokut, pasi u larguan nga gazi lotsjellës.

Protesta po vazhdon prej tre ditësh.