Ballina Top 3 Peka: Ministre e Brendshme kukull do të jetë Romina Kuko

Peka: Ministre e Brendshme kukull do të jetë Romina Kuko

Gazetari Çim Peka, i ftuar në edicionin special të lajmeve në SYRI TV, komentoi largimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Ish-gjenerali nuk ka pasur imazh të rëndë, kishte imazh idiot. Sot po paguajmë atë që u ndërtua para shtatë vitesh, ne po paguajmë kriminalizimin e policisë”.

Kjo është protestë e të rinjve që nuk kanë mundur të ikin jashtë. Kjo është një revoltë ndaj kujtdo. Ndaj policisë së kriminalizuar, ndaj diplomatëve që dolën në krah të Saimir Tahirit kur kriminalizoi policinë nga zona e parë operative. Ne kemi pasur një ministër të Brendshëm kukull. Ministria është drejtuar nga binomi Rama-Ardi Veliaj,” tha Peka.

“Lleshaj ishte një idiot folklorik. Ministër i Brendshëm ka qenë realisht Ardi Veliaj,” tha Peka.

Më pas ai tha se kush mund të jetë ministre e Brendshme.

“Mund të kemi ministër një Sandër Lleshaj tjetër, mundësisht femër. Një idiote si Sandër Lleshaj, por që mund t’i bëjë qejfin Bashkimit Europian. Burimet e mia thonë se ministre e Brendshme do jetë Romina Kuko. Rama e ka ministrin e Brendshëm, ai është Ardi Veliaj,” tha Peka.

Exit mobile version