Krimi trondit Vlorën, të shtëna me armë në lagjen “Çole”

Të shtëna me armë janë dëgjuar këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Çole.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga kjo ngjarje. Policia ka rrethuar perimetrin e një lokali, ndërkohë që priten të zbardhen detaje të reja nga ngjarja.

Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një konflikt mes disa personave

Thuhet se fillimisht ka pasur përplasje fizike midis personave në konflikt dhe më pas është përdorur pistoleta.