Janë çmendur nga paniku, një tjetër gazetar i arrestuar pas protestës në Durrës

Rreth 50 veta mësohet se janë shoqëruar në mbrëmje në qytetin e Durrësit, pas protestës së mbajtur ku kërkohet drejtësi për Klodian Rashën. Sipas informacioneve mediatike, me dhjetra njerëz janë mbledhur në këto momente përpara Drejtorisë Vendore të Policisë, ku kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre.

Midis personave të shoqëruar është edhe gazetari Shefqet Duka, redaktor i ëebsite ‘Durrëslajme’, i cili është ndaluar menjëherë sapo ka dalë nga redaksia.

Sipas burimeve, midis personave të ndaluar ka edhe shumë të mitur.