Ballina Editorial “Halabakë” iu dukën edhe shokut Çaushesku

“Halabakë” iu dukën edhe shokut Çaushesku

Nga Aurel PLASARI 

“HALABAKË” IU DUKËN EDHE SHOKUT CEAU?ESCU

Por ja si e gdhendi kujtimin e tyre zonja e madhe poetja Ana Blandiana:

“Kjo që po jetojmë sot dhe ajo që do të jetojmë në vjetët e në dhjetëvjetëshat e ardhshëm do të jetë vepra e atyre fëmijëve të pjellë prej nënash të dëshpëruara ngaqë qenë të detyruara t’i nxirrnin në botë, të rritur në heshtje, në frikë, në të ftohtë e në uri, të ushqyer prej prindërish të terrorizuar që u trembeshin ditë e natë denoncimeve, të kapitur pas orëve të kaluara nëpër radhët e pafundta, të edukuar prej mësuesish të poshtëruar e të detyruar të mos i thoshin ato që mendonin, fëmijë të cilët i mësonin të mos e ngrinin zërin, ta ulnin radion, ta mbulonin me pëllëmbë dorezën e telefonit, t’i shmangeshin shoku-shokut, të mos i hapeshin askujt, të mos i besonin asnjeriu. Ngjarjet që po jetojmë sot janë vepra e atyre fëmijëve të dënuar me jetë e me vetmi, dhe që, me një përçmim të pamatë për jetën që u qe dhënë pa dashje, e flakën atë mbi banakun e pamëshirshëm të historisë duke paguar me të çmimin e solidaritetit, të dashurisë, të besimit e të shpresës dhe na bënë të gjithëve të rilindim në këto Krishtlindje të përgjakta e sublime. E ruajttë të pacenuar, kjo kryqëzatë e mrekullueshme e fëmijëve të Rumanisë, lirinë e blerë kaq shtrenjtë dhe e shpëntë përpara nëpër vite, po kaq të pastër e përvëluese, deri në pjekjen e plotë të demokracisë së paprapsueshme”.

Exit mobile version