Gazetari i BILD që publikoi përgjimet e vjedhjes së votave: E pabesueshme: U vra një 25-vjeçar, kundër protestuesve po hidhet gaz

Gazetari i njohur gjerman, Peter Tiede, i famshëm në Shqipëri pas publikimit të skandalit të përgjimeve të manipulimit zgjedhor në gazetën më të madhe, BILD, ka reaguar për protestat e dy ditëve të fundit.

Sipas tij, Shqipëria vetëm po përkeqësohet.

Ai e quan të pabesueshme që vritet një 25-vjeçar, ndërkohë që policia hedh edhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

“E pabesueshme: Në Shqipëri, një 25-vjeçar u qëllua për vdekje nga pas nga policia- sepse shkeli shtetrrethimin e koronavirusit gjatë natës… Kundër protestuesve po hidhet tani gaz lotsjellës. Vendi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë”, shkruan ai.

rama per bild