Betejë historike në sheshet e rrugët e Tiranës me regjimin, rinia e ka vrarë frikën

Nata e sotme ka qenë një nate dhune e pastër e një regjimi në panic. Protestuesit janë dhunuar dhe nuk janë lejur që të protestojnë uke u sulmuar që në fillim me gaz lotsjellës dhe kjo karevoltuar protestuesit që më pas kanë nisur një përballje me forcat e policisë si dhe janë shpërndarë në të gjithë rrugët e Tiranës duke ngritur barrikada kundër policisë.

Protetsuesit kërkojnë shkarkimin e Drejtorit të Policisë dhe të gjithë asaj që ata e quajë “skuadra e vdekjes” në ekzekutimin e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Eshtë betejë historike në rrugët e sheshet e Tiranës për të tretën ditë rradhazi. Rinia e ka vrarë frikën.

Një tjetër natë të tensionuar ka kaluar sot kryeqytet, për të tretën ditë me radhë, e cila nisi si revoltë ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Kazanë të kthyer përmbysë përtokë, tabela të sinjalistikës rrugore të prishura, njerëz që ‘përplasen’ me policinë, e disa të tjerë që shoqërohen. Këto janë pamjet që publikon LSA nga kryeqyteti, i cili është ‘mbërthyer’ në kaos, ku protestuesit vrapojnë për të shpëtuar nga gazi lotsjellës apo dhe autobotet me ujë me presion që shpërndanin turmën.