Basha: PD i priu kthesës së madhe dhe ndryshimit! Bashkë do të largojmë Ramën dhe modelin e tij që mban peng vendin

• Basha mesazh me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike: PD i priu kthesës së madhe dhe ndryshimit. Zanafilla e partisë tonë në lindjen e demokracisë në vend dhe vazhdon të jetë mburoja dhe garantuesja e lirive dhe demokracisë. PD lindi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

• Basha: Rama mori të gjithë pushtetet, solli dështim, rrënim, papunësi, varfëri, emigrim dhe në fund vrasje. Shqiptarët, edhe socialistë të ndershëm, e dinë se ka ardhur koha për ndryshim. Me Ramën, Shqipëria në depresion që ai të qeshë në Instagram.

• Basha: Të rinjtë nuk rrinë dot duarkryq para padrejtësisë dhe krimit shtetëror. Rinia meriton ndryshim, shpresë, mundësi, shans të ndërtojë jetën në vend. Bashkë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, shpëtojmë dhe rimëkëmbim ekonominë.

• Basha: Bashkë do të largojmë Ramën dhe modelin e tij që mban peng potencialet e vendit, i japim fund tranzicionit dhe e bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Vota juaj më 25 prill, për të ndryshuar Shqipërinë.

Fjala përshëndetëse e kryetarit të PD, Lulzim Basha, për 30-vjetorin e themelimit të PD

Te dashur miq, bashkëqyetarë kudo ku ndodheni,

Të dashur demokrate dhe demokratë,

Kjo është një ditë e shënuar jo vetëm për partinë tonë por për gjithë Shqipërinë.

Sot shënojmë 30 vjetorin e lindjes së partisë sonë por edhe të fillimit të kthesës së madhe të ndryshimit të cilit i priu Partia Demokratike e Shqipërisë.

Partia jonë nuk e ka rastësisht emrin demokratike, sepse zanafilla e saj është njëherazi edhe lindja e demokracisë në këtë vend.

Edhe sot e kësaj dite Partia Demokratike vazhdon të jetë mburoja dhe garantuesja e lirisë dhe demokracisë në këtë vend.

Ne jemi krenarë për trashëgiminë tonë dhe për rolin protagonist që Partia Demokratike ka luajtur në përballjen me sukses me sfidat më të mëdha të vendit tonë.

PD lindi nga levizja studentore, lindi nga guximi dhe vendosmeria per ndryshim, lindi per ta bere Shqiperine si gjithe europa. Ne bëme të mundur ndryshime rrënjësore te vendit. Antaresuam shqiperine ne NATO, hoqëm vizat dhe acancuam ne rrugen e integrimit europian, sollëm zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor dhe hapëm vende pune. PD punoi cdo ditë që nga krijimi i saj per ceshtjen kombetare, per Kosoven e lire e te pavarur dhe te drejtat e shqiptareve kudo ku jane.

Ne jemi krenarë për angazhimin tonë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe çdo qytetar në vendin tonë të dashur.

Por, përkundër ndjenjës së madhe të krenarisë që na mbush sot, është e vështirë të festojmë së bashku siç do duhej.

Eshtë e vështirë të festohet, sepse Shqipëria është në një situatë dramatike pas 7 vjet keqqeverisje.

7 vjet dështime dhe premtime të parealizuara – në çdo fushë.

Qeveria e Ramës e ka çuar ekonominë tonë drejt humnerës.

Ajo ka dhënë ndihmën më të ulët ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend tjetër në botë.

Kostoja e jetës për qytetarët sa vjen e rritet.

Këtë shohim të gjithë kudo – në supermarkete, në dyqane ushqimore, në pikat e karburantit.

Papunësia është ritur dhe vazhdon të rritete edhe më shumë cdo muaj

Të rinjtë tanë po detyrohen të largohen nga vendi si asnjëherë më parë. Ky largim nuk vjen për shkak të mungesës së dashurisë së tyre për Shqipërinë, por për shkak të mungesës së vendeve të punës, të muundësive reale dhe si pasojë e mungesës së shpresës.

Spitalet tona po shkojnë gjithashtu drejt kolapsit. Punonjësit tanë shëndetësorë po luftojnë me vetëmohim e përkushtim në vijën e parë frontit, për të shpëtuar çdo ditë jetë. Ata nuk po dorëzohen edhe pse qeveria nuk po i ndihmon – nuk i paguan në mënyrë të dinjitetshme, nuk iu siguron kushte të përshtatshme pune e mjete mbrojtëse, nuk shton numrin e personelu aq sa është e nevojshme, nuk rrit numrin e shtretërve, nuk siguron barnat apo paisjet e domosdoshme.

Mjekët dhe infermieret tona po luftojnë si heronj pavarësisht nga gjendja e rëndë

Ata e kanë tashmë fare të qartë, sikurse të gjithë ne, që kjo qeveri e papërgjegjshme dhe e paaftë e humbi kontrollin e pandemisë.

Qeveria nuk ka patur dhe ende nuk ka asnjë plan për të luftuar koronavirusin, por vetëm improvizon dhe cfare thote sot nuk thote neser.

Ajo nuk ka asnjë ndjeshmëri që të sigurojë ndihmë financiare për qytetarët dhe sipërmarrësit sepse paratë ia ka dedikuar klientëve të saj më të cilët mandej edhe ndajnë paratë e plaçkitura

Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie jeni ju.

Ne. Qytetarët e Shqipërisë.

Të gjithë ne pamë një shembull tragjik të mungesës së ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë së kësaj qeverie për qytetarët e saj para pak ditësh.

Pamë ngjarjen tragjike kur Klodian Rasha u vra pak hapa larg pragut të shtëpisë së tij.

Fjalët e babait të Klodianit më prekën thellë e më kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.

Lotët e familjarëve të 25-vjeçarit lënduan në zemër të gjithë shqiptarët anembanë ku jetojnë.

Por ajo që i revoltoi më së shumti shqiptarët ishte përpjekja mizore dhe e paskrupullt e propagandës qeveritare për të fshehur e manipuluar këtë krim shtetëror.

Ne jemi mësuar që ta shohim kryeministrin e papërgjegjshëm të Shqipërisë të gozhduar para internetit, tërë kohën duke u marrë me thashetheme, duke reaguar menjëherë madje edhe ndaj komentatorëve të rrjeteve sociale, mirëpo për këtë ngjarje kaq të rëndë heshti për 3 ditë radhazi.

Fillimisht heshti sepse shpresoi se do ta kalonte lumin me mashtrime e manipulimet e propagandës shtetërore. Në kohën e kësaj ngjarje pikëlluese, ngjarje për të cilën ai është bashkëpërgjegjës, Rama ishte i zënë me shëtitje nëpër galeri artesh e blerje në dyqanet luksoze në Neë York.

Vetëm 3 ditë më pas, kur e pa që qytetarët u hodhën në revolte sepse nuk i gëlltisin dot gënjeshtrat e tij, nuk mundf të pranojnë as krimin dhe as cinizmin dhe pandjeshmërinë me jetën e një të riu, atëhere ai u detyrua ta beje ministrin e brendshem mish për top për të shpëtuar veten etij.

Për këtë ngjarje të dhimbshme faji nuk është i policëve të thjeshtë familjarë që me siguri ndihen po aq të lënduar e solidarë sa edhe gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi.

Është rezultat i frymës së papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe kulturës së pandëshkueshmërisë që vjen nga shefi i qeverisë sepse populli ynë e di mirë që ‘peshku qelbet nga koka’

Është rezultat i punësimeve politike të njerëzve joprofesionistë me të kaluar të errët kriminale. Eshtë përgjegjësi e atyre krerve të policisë të emëruar nga partia që i shërbejnë pushtetit e jo qytetarëve

Është rezultat i sabotimit dhe i defunksionalizimit të gjithë sistemit të drejtësisë për vite me radhë duke bërë të pamundur vënien para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve shtetëror abuzues.

Në këto ditë të rënda unë shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjes dhe shpresoj që të gjejnë forcën për të përballur një ngjarje kaq dëshpëruese.

Edhe pse e di që s’ka fjalë që të mund të ngushëllojë zemrat e plagosura nga një humbje kaq e madhe sikurse vrasja e një djali në lulen e moshës së rinisë.

Sonte në këtë ditë të shënuar e për këtë rast të rëndë dua gjithashtu të shpreh krenarinë e madhe për rininë e sotshme shqiptare,

Ashtu sikurse para 30 vjetësh, edhe të rinjtë e sotshëm, nuk durojnë dot rrenat e propagandës qeveritare,nuk qëndrojnë dot symbyllur e duarkryq para padrejtësisë e krimit shtetëror, për të mbrojtur të vërtetën dhe të drejtë nuk kanë frikë dhuna e policisë që merr urdhra partiak.

Miq,

Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu,

Nuk ka më arsye për të pasur iluzione. Rama e deshi të gjithë tepsinë për vete, e ka mbajtur vetë të gjithë tepsinë e pushtetit dhe cili ka qenë rezultati: Vetëm dështim, rrënim, papunësi, varfëri, emigrim dhe së fundi edhe vrasje.

Të gjithë e dimë dhe e dëgjoj kudo, edhe nga socialistët e ndershëm se ka ardhur koha për ndryshim dhe se nuk mund të vazhdohet më kështu.

Një gjë është e sigurtë, me Ramën akoma në qeveri, papunësia do të vazhdojë të rritet, kostoja e jetesës do të shtohet, të rinjtë do të largohen nga vendi, e jeta do bëhet edhe më e pasigurtë.

Shumica e shoqërisë do të zhytet më tej në mjerim e depresion ndërkohë që vetëm një person do të vazhdojë të buzëqeshë në Instagramin e tij e do të vijojë me batutat dhe thashethemet e tija të dala boje.

Qytetarët e Shqipërisë meritojnë ndryshim, meritojnë një qeveri ndryshe që punon për njerëzit, jo për veten.

Rinia jonë meriton shpresë, meriton mundësi, meriton shansin të ndërtojë një jetë të lumtur në atdhe.

Rama me klikën e tij qeveritare e ka mbushur kupën prej kohësh.

Pas 7 vjet dështimesh, Rama mund të ofrojë vetëm më shumë dështime dhe fatkeqësi për familjet shqiptare dhe për Shqipërinë.

Ne, Partia Demokratike, jemi gati dhe do të bëjmë gjithçka që së bashku ti japim fund kësaj të keqe me 25 prill.

Bashkë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, ne do të luftojmë për të shpëtuar dhe rimëkëmbur ekonominë tonë.

Ne do të luftojmë për shëndetin tuaj.

Ne do të luftojmë për gjithnjë e më shumë punë.

Ne do të luftojmë për drejtësi, për të luftuar krimin,

Ne do të luftojmë për ju, për qytetarët e Shqipërisë, që duan ndryshim.

Për këdo që shpreson në një të ardhme më të mirë.

Bashkë do ta largojmë Ramën dhe modelin e tij, për të çliruar energjitë dhe potencialin e jashtëzakonshëm të shqipatrevë, që ai bashkë me kastën e tij sundimtare i mban bllokuar.

Bashkë do i japim fund tranzicionit të tejzgjatur shqiptar për ta bërë më në fund Shqipërinë Si Gjithë Europa

Mandej së bashku do të përveshim mëngët për ta rindërtuar vendin tonë të dashur dhe ti japim mirëqenien e dinjitetin që meriton.

Sepse me votën tuaj në 25 prill, ju nuk do të ndryshoni vetëm qeverinë por do të ndryshoni Shqipërinë.

Të dashur miq, anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike,

Per shkak te situates e kemi te pamundur te jemi sot bashke dhe fizikisht. Por une dua qe ne kete dite te shpreh mirnjohjen me te thelle per te gjithe ju, per cdo demokrate dhe demokrat qe kurre nuk u dorezuat, kurre nuk u mposhtet, nuk u shantazhuat, por qendruat, luftuat cdo dite te angazhimit tuaj.

Borxhi ndaj jush eshte i pashlyeshem, mienjohja ndaj jush eshte e pakufi. Sot ne kete dite te shenuar, ne diten e krijimit te partise tone iu them nga zemra faleminderit për forcën sakrificën dhe kurajon tuaj të pashtershme.

Pas ketij dimri te gjate do te vije pranvera. Bashke me te do te jete pergjegjesia jone ti japim fund keqeverisjes 8 vjecare dhe te ndertojme nje model te ri qeverisje per shqiptaret, tu kthejme shpresen, ti japim mundesi per pune per nje jete më te mire.

Sot dua ti drejtoj edhe në emrin tuaj falenderimet më të përzemrta Presidentit Tusk, të PPE dhe krerëve e kryeministrave të partive tona simotra për urimet e tyre në këtë 30 vjetor, dhe për mbështetjen e tyre për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, ditës kur Shqipëria dhe shqiptarët do të ndahen nga e keqja. Dita kur do të nisim bashkë me gjithë shqiptarët punën për plotësimin e misionit tonë hyjnor që bashkë me miqtë tanë do ta bëjmë realitet, Shqipërinë si gjithë Europa.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!