Arrestohet Plarent Dervishaj në Dubai, i kërkuar për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut

Kunati i Lul Berishës, Plarent Dervishaj është arrestuar në Dubai për llogari të Shqipërisë.

Dervishaj u shpall në datën 8 dhjetor në kërkim ndërkombëtar bashkë me Lul Berishën pasi nuk u kapën dot gjatë operacionit ‘’Asgjë nuk harrohet’’ nga Policia.

Pas 3 ditësh Plarent Dervishaj është arrestuar tashmë teksa avokati i tij 2 ditë më parë për News24 i cilësoi akuzat e SPAK-ut ndaj klientit të tij si paçavure për qëllime politike.

Tashmë në kërkim nga gjithë të arrestuarit mbetet vetëm Lulzim Berisha. Plarent Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teka më vonë fitoi lirinë. Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një tjetër.

Tashmë Plarent Dervishaj është i akuzuar nga SPAK në të njëjtën dosje me Emiliano Shullazin, Lulzim Berishën, Luftar Reçin, Viktor Ymerin dhe Indrit Tuallain për dy vrasjet e bujshme të 2005, atë të Klodian Saliut ku mbeti i plagosur edhe një tjetër, dhe atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj ku i vdekur mbeti dhe miku i tij Artan Arsi.