Irrituese/Rama nuk e quan vrasje ekzekutimin nga policia të Klodian Rashës, por “vdekje tragjike”

Prej tre ditësh Rama nuk ka dënuar vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe si të mos mjaftonte kjo, sot në një postim publik ai nuk e quan as vrasje ekzekutimin nga policia të Klodian Rashës, por e quan “vdekje tragjike”. E gjitha kjo për të manipuluar edhe një herë këtë krim shtetëror.

Ai njoftoi se do të mbajë pasdite e sotme një konferencë, ku do të flasë për herë të parë publikisht për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Rama nuk e quan vrasje, por vdekje tragjike. Sërish Rama nuk ngushëlloi familjarët, por tregoi se ishte kthyer në Tiranë.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama.