Protestuesit nuk ndalen, sulmojnë dhe thyejnë xhamat e selisë së PS

Protestuesit e irrituar nga dhuna policore kanë sulmuar dhe thyer xhamat e selisë së PS në shenjë revolte ndaj vrasjes shtetërore ndaj 25-vjeçarit, Kodian Rasha. Të rinjtë vazhdojnë prej 48 orësh një betejë me regjimin criminal të revoltuar nga vrasja e 25-vjeçarit.

Pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ku akuzoi opozitën dhe presidentin e Republikës, Ilir Meta si organizatorë të dhunës në protestën që u mbajt dje dhe ditën e sotme, vjen një reagim nga PD dhe LSI. Kryetari i Forumit Rinor të PD, Këlliçi shkruan: Taulant o sharrxhi shpyllëzues! O servil i Nanos, i Ramës dhe i të tjerëve që do vijnë pas tyre! Sa vite arsim kanë mbi supe djemtë e vajzat e FRPD ti s’i ke vite pune. Ti që dikur hipje mbi kokat e policëve, ke guximin të ngresh gishtin tregues mbi të rinjtë demokratë!

Përmes një deklarate, ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi pohoi se armik i vendin është qeveria. Sipas saj, socialistët ishin ata që ishin me të revoltuarit se siç u vra Klodiani, qeveria vrau sipas saj dhe ëndrrat e tyre.

Mes të tjerash Kërpaçi theksoi se; “Fasada ka rënë! Teatrit i erdhi fundi. Ndryshimi po vjen!”.

REAGIMI I KËRPACIT
Armiku jeni JU!
Socialistët ishin ata që ishin me të revoltuarit se siç u vra Klodiani keni vrarë dhe ëndrrat e tyre!
Godinën e kanë goditur socialistët, sepse e keni rrëmbyer ju atë godinë dhe në emër të tyre po godisni cdo njeri te ndershem, keni shkaterruar parimet e social demokracise dhe po shkelni mbi brezin e ri.
Së fundmi, disa xhama të thyer në godinën e PS nuk e zhvendosin dot vëmendjen nga pamjet e gjakut që shkaktoi dhuna e shtetit tuaj sot mbi të rinjtë e Tiranës!