Video/ Policia, terror pas mesante ndaj të rinjve që protestuan, dhunohen dhe futen forcërisht në furgonat e policisë

Policia ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj disa të rinjve që morën pjesë në protestën e mbrëmshme për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Policët banditë kanë rrëmbyer me forcë në rrugë të rinjtë që portestuan dhe nën dhunën barbare i kanë futur në furgon duke i dërguar në rajonin e policisë.

Siç shihet në këtë video, gjatë shoqërimeve policët kanë ushtruar dhunë. Në video shihet një efektiv që qëllon nga pas një të shoqëruar, i cili ishte futur brenda makinës së policisë, ndërsa një vajzë thotë: “I gjuajti!”!

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik “Stresi” për protestën e djeshme në Tiranë.

Policia bëri të ditur se ka arrestuar 3 persona dhe janë proceduar 4 të mitur, por në fakt janë shoqëruar më shumë të rinj pas mesnatës.

Policia thotë se, personat e mësipërm nuk morën leje për protestën si dhe shkelën rregullat anti-covid.