Kryeministria kthehet në bunker, Rama në panik nga revolta e të rinjve

Fatmir GUDA

Jo gjithmonë heshtja është flori! Dhe kjo vlen më së shumti për kryeministrin e vëndit, i cili me statusin e një xhambazi shumice ka njoftuar se gjendet prej ditësh mu në të sëmës dhe nuk kthehet nga andej pa kapur ndonjë pazar të “mirë” dhe mall “cilësor”, sa i përket vaksinës anti-Covid dhe nuk ka bërë asnjë reagim, as në lidhje me dënimin e aktit vrastar të policit ndaj 25-vjeçarit Klodian Rasha as ndaj protestës së shkaktuar prej kësaj ngjarje, në të cilën u kërkua dorëheqja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Thua të mos dijë gjë “Enveri” ç’të ketë kurdisur “Mehmeti” me kokë të vet !? Baaah ! Në pozitat e kreut të qeverisë minimalisht të mos e dënosh këtë akt vrastar është njëlloj ta inkurajosh atë.

Ja pra dhe një tjetër arsye që me veprimet e mos veprimet e tij frymëzuesi dhe vrasësi i vërtetë pa e tepëruar fare ka emrin Edi Rama. Atij i duhet një polici e tillë, e dhunshme, arbitrare, me anë të së cilës kërkon të qëndrojë në pushtet përkundrejt vunetit të shqiptarëve që janë të neveritur prej tij.

Ta ndajë mendjen çdo kush, se Edi Rama si një armik i deklaruar i lirive dhe ardhmërisë së shqiptarëve meriton çdo mjet e kosto për ta shporrur. Është humbje kohe të rrish të presësh 25 Prillin si datë votimesh, kur dhe foshnja në bark të nënës e di që ai do t’i vjedhë ato, me çdo formë e mjet!