Këngëtarja e njohur dënon vrasjen e 25-vjeçarit: Në kaq vite sa kam jetë, nuk kisha dëgjuar një krim të tillë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”, teksa vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme për ngjarjen.

Fillimisht ka pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë, si justifikimi më i mirë që mund të gjente për të dalë nga ky batak. Burime konfidenciale bëjnë me dije për iconstyle.al se i riu nuk ka patur armë me vete dhe është qëlluar pas shpine.

Mes personazheve të njohur që kanë reaguar për këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Xhensila Myrtezaj.

Në një shkrim në InstaStory, ajo shprehet e prekur se në kaq vite jetë, s’e kishte dëgjuar kurrë një ngjarje të tillë në vend.

“Nuk kishte ndodhur diçka e tillë në kaq vite sa kam unë jetë, të dëgjonim të tillë ngjarje si vrasja e një të riu për faktin që nuk iu bind patrullës së policisë për të ndaluar. Në këtë vend ku çfarë nuk kemi dëgjuar dhe çfarë nuk ndodh, duhet të ndodhte edhe kjo? Ngushëllime familjes, Zoti i lehtësoftë dhimbjen

Sa vlerë ka jeta në këtë vend?”- shkruan Xhensila.