Ballina Top 3 Edhe vajza e ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi në protestë: Mua më mbron mbiemri,...

Edhe vajza e ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi në protestë: Mua më mbron mbiemri, po Klodianin?

Vajza e ish-kryeministrit Niko Peleshi në protestë, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Aleksia Peleshi shkruan në “Instragram” se ngjarja ishte e rëndë dhe tragjike, duke shtuar se populli “ndjen pasiguri”.

foto galeri PreviousNext
“Ngjarja tronditëse e së martës më la të heshtur për ditë me radhë sepse për një tragjedi të tillë, fjalët nuk kanë më vlerë. Kemi nevojë që dikush të mbajë përgjegjësi morale edhe nëse s’është shkaktar direkt i kësaj makabre.

Populli ndjen pasiguri. Në vend të Klodianit mund të ishte secili prej nesh. Ndoshta jo unë. Mua më mbron mbiemri që kam. Po Klodianin, kush e mbronte? Po qytetaret e tjerë, kush i mbron?

Klodiani nuk do të kthehet më, por reagimi i shpejtë i ministrit duke marrë përgjegjësi për ketë ngjarje kaq të rëndë mund t’i kthejë qytetarëve të frustruar e të trembur besimin se kjo është një ngjarje e veçuar, që nuk përfaqëson gjithë policinë. Besimin se në këtë vend, ka edhe drejtësi. Ka edhe reflektim.

Unë sot jam me protestuesit. Jo me ata protestues që shfrytëzojnë tragjedi të tilla për të bërë lojëra politike, jo. Jam me ata protestues për të cilët asgjë nuk është më e rëndësishme se sa jeta e një njeriu të pafajshëm, që vraponte nga frika, pa kuptuar se po vraponte drejt vdekjes”, shkruan vajza e Niko Peleshit.

Exit mobile version