Vrasja e të riut nga policia, protestat shpërthejnë edhe në rrethe

Vrasja e të riut Klodian Rasha nga policia mëngjesin e së hënë ka sjellë edhe reagimin e fortë të shoqërisë civile dhe shumë të rinjve që kanë dalë të protestojnë kundër këtij ekzekutimin që e cilësojnë si vrasje policore.

Pas Tiranës, ku gjatë mbrëmjes qindra të rinj janë vendosur përballë Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, protesta është përhapur edhe në rrethe.

Në Elbasan në mënyrë individuale, qytetarë të ndryshëm janë vendosur përballë drejtorisë së Policisë ku kanë kërkuar drejtësi për Klodianin. Ndërkohë që protesta të ngjashme priten të mbahen gjatë mbrëmjes edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.