U dërgua në Itali, humb jetën nga Covid-19 mjeku i njohur në moshën 52 vjeçare

Ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 mjeku neurolog Drini Dobi, në moshën 52 vjeçare, i cili pak ditë më parë u nis drejt Italisë për kurim më të specializuar.

Mjeku prej javësh po luftonte me jetën në spital pasi ishte prekur nga koronavirusi, ndërkohë që gjithë opinioni publik u sensibilizua për ta ndihmuar që të kurohej në shtetin fqinj.

Ndërkohë që të shumta kanë qenë reagimet në rrjet për humbjen e mjekut neurolog.

Renato Osmënaj shkruan: Më shkuan shokēt! Vdekja pa mëshirë. Mi shtrydhi një nga njē si rrushi në Tirë. Festuam, pimë e biseduam bashkë. Pastaj u shtrinë dhe thanë “Lamtumirë”. Tu kesh lënë jetë fëmijëve dhe gruas vëlla!

Gazetari Aleksandër Çipa: Lamtumire Dr. Drini!!U prehsh ne paqe doktori yne! Ne pikellime do te mbetemi per ty nga kjo ikje e pakthim dhe nga vendi bosh qe po le mes nesh. Qytetit tone iu nderpre nje fryme e vyer doktori dhe Njeriu me cilesi te pashoqe. Ne Tirane ka me pak cilesi gjirokastriti tash e tutje. Na le parakohe mundesine te mbetemi me kujtimin dhe paharresen e ndihmeses qe na dhe si profesionist dhe Mjek- Profesor!

Te qofte dheu i lehte i paharruari yne!

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë: Dr.Drini Dobi nuk ka nevojë për një jetëshkrim. Dr.Drini Dobi është vetë jetëshkrimi. E ka shkruar jetën e tij përmes një lumi të rrjedhshëm, ku kridhen qindra jetë të shpëtuara dhe qindra shpirtra të shëruar. Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në mirësinë e tij. Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në profesionin e tij. Mjafton të thuash Dr. Drini Dobi dhe ke thënë gjithçka Gjithçka thuhet për një njeri, tek i cili rrjedh natyrshëm dhe vrullshëm virtyti dhe profesionalizmi. Rrjedha e Dr. Drini Dobit do t’u mungojë të gjithëve.

Mjeku Mel Ostreni: Hidherimin I thelle…… Tronditje e madhe , ndahet nga jeta ne moshen 52 vjec pas nje beteje te gjate e Te mundimshme me Covid19 nuk ja doli dot , Dr. Drini Dobi Neurolog i shkelqyer drejtues i afte i Sherbimit Neurovaskular- Stroke&post Stroke, zemergjere, bamires qe ndihmonte kedo te njohur e te panjohur….. i qofte dheu i lehte !!! U prehte ne PARAJSE ky engjell i Mjeksise shqiptare….. Lamtumire miku yne i dashur !!!!

Gazetarj Sonila Meço: Përgjithmonë Drin! Vrrullshëm e i bardhë, ashtu jetove, shenjuar nga emri, që u bë edhe fati im në jetë siç ma kujtoje shpesh kur në ankth për të shtrenjtë të thoja: “Drin jam në merak”…si më qetësoje? “Drinat janë shpëtimi yt.” Dhe ishe shpëtimi, fytyra e ëmbël e shpresës, mishërimi i përkorë i njerëzores.

Në netë ankthi e stresi na sugjeroje një gotë verë të kuqe, do ta lë sonte të më bëjë shoqëri, ëmbël e ngrohtë me kujtimet e një miku zemre, që diti të kurojë mjeshtërisht mendje e shpirtra.

Një gotë për ty Drin, në vetmi pa shpjegime do mësojmë ta pranojmë mungesën tënde të dhimbshme, por sa herë të bëhemi dy, tre, dhjetë do ngremë kokën, do na shohësh nga lart ashtu “telendarë” tokësorë (shprehja jote e pandashme), por përjetësisht mirënjohës për fatin që të njohëm, deshëm e na deshe!

Derisa ta na puqë përjetësia kujdesu për familjen e shtrenjtë nga lart, siç di veç ti! Dhe e di se do të të teprojë bash edhe për ne, sepse ky ishe, e do të mbetesh Përgjithmonë Drin!

drini 1 333x405 1