Rama me bodigard bredh dyqaneve të New York-ut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme disa foto të kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili prej disa ditësh është në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fotot e publikuar nga ish-kreu i PD-së, shihet kryeministri Rama me pallto të zezë, maskë me ngjyra dhe atlete sportive në një qendër tregtare.

Për Berishën, Rama ka 5 ditë që qëndron në New York për “vaksinën tuaj”, por edhe për pak “shoping për vete”.

“Në New York prej pesë ditësh për vaksinën tuaj por edhe për pak shopping për vete! Sb”, shkruan Berisha.

Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në SHBA nuk ka dhënë komunikime për mediat, por mesazhi i fundit ka qenë vetëm kur ai u nis në Amerikë.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!

Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, ka komunikuar Edi Rama në mesazhin e fundit në rrjetet sociale në 5 dhjetor.

1 19

2 16

3 10

4 6