Ballina Kryesore Qytetarët përleshen para Kryeministrisë me thirrjet: Bastardë, kriminelë, ngrihuni popull…

Qytetarët përleshen para Kryeministrisë me thirrjet: Bastardë, kriminelë, ngrihuni popull…

Aktivistët për mbrojtjen e teatrit iu bashkuan protestës së grupit të qytetarëve përpara ministrisë së Brendshme, që kërkojnë dorëheqjen e Sandër Lleshajt pas ngjarjes së djeshme, ku një i ri u ekzekutua nga një efektiv policie.

“Shpresoj shumë që të përsëritet Dhjetori i ‘90”, tha një grua e pranishme në protestë.

Një tjetër nënë e irrituar tha se “Jam shumë e prekur nuk gjej qetësi dhe paqe është një rrezik për të gjithë fëmijët tanë, që mund të kthehen edhe jashtë orës policore. Edhe termin që përdorin këta bastardë, si orë policore është si ajo që përdorte policia serbe kundër vëllezërve kosovarë. Këta janë bastardë, kriminelë. Ngrihuni se ka shkuar aty ku nuk mban më”.

“Poshtë komunizmi, nuk ka Zot që na ndal” tha një tjetër. “Athina ka 15 vite që digjet, në Shqipëri ndodh e kundërta, populli fle” tha një tjetër.

Exit mobile version