Protestuesit kërkojnë dorëhqjen, Lleshaj hakmerret, hidhet gaz helmues nga taraca e kryeministrisë (Foto)

Forcat Speciale dhe policia kanë hedhur bombula me gaz lotsjellës në mes të protestuesve para Kryeministrisë. Nga taraca e kryeministrisë, Forcat Speciale kanë lëshuar gaz lotsjellës.

Urdhëri është dhënë nga ministri Lleshaj. Ndërkohë, situata vijon të jetë e tensionuar, teksa qindra protestues kanë tentuar të hapin dyert e Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë dorheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj duke thirrur: Poshtë diktatura! Poshtë komunizmi!

Protestuesit kanë për të hyrë brenda kryeministrisë, por janë zmbrapsur nga Forcat Speciale, që kanë mbërritur para Kryeministrisë, duke e rrethuar godinën.

Nga protesta raportohet se janë lënduar deri më tani 8 efektivë, të cilët kanë përfunduar në spital.

ndd

KRYENMINISTRIA 780x363 1

forcat speciale 770x384 1

flaka 780x405 1

23 696x385 1