Protestues të revoltuar mbërrijnë në vendin e krimit, tentojnë të futen në Kryeministri

Pas ministrisë së Brendshme disa prej protestuesve u zhvendosën për tek Kryeministria ku janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar t◄ futen edhe në Kryeministri.

Zemërimin për vrasjen e Klodian Rashës nga një polic, të rinjtë duket se po e nxjerrin me pemën e Krishtlindjes e vendosur në hyrje të godinës qeveritare.

Ata janë parë teksa kanë tentuar ta rrëzojnë pemën, por më pas janë tërhequr.Nga përplasjet tek Ministria e Brendshme kanë ngelur dy të lënduar. Gazetari Erion Skëndaj raporton për BalkanWeb se i lënduar ka mbetur reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’.

Po ashtu është lënduar edhe një gazetar i cili po mbulonte protestën. Më parë u lëndua në kokë dhe një polic.

Gazetari i plagosur në protestën para Ministrisë së Brendshme, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga policia, ka folur për media. Ai është shprehur se ndodhej pas kordonit të policisë, kur është qëlluar me diçka në kokë e buzë.

“Më mirë vdes këtu, se sa të iki në spital. Këta efektivë bënë një krim. Nuk e mora vesh çfarë më erdhi në kokë a në buzë, sepse isha live në “facebook”. Isha pas kordonit policor dhe nuk e di cfarë më erdhi, por m’u duk qielli i bardhë”, u shpreh gazetari.