Poshtë diktatura! Poshtë komunizmi! Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë

Protesta e të rinjve nga Ministria e Brendshme është zhvendosur në ambientet e Kryeministrisë.

Të rinjtë protestojnë pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie, duke kërkuar drejtësi.

Protestuesit kërkojnë dorheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj duke thirrur: Poshtë diktatura! Poshtë komunizmi!

Mësohet se forcat speciale RENEA janë nisur drejt vendngjarjes.

Reperi i njohur, Stresi, mësohet se është lënduar gjatë protestës e cila po zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu mësohet se është lënduar një efektiv policie dhe një gazetar. Ky i fundit mësohet se është Andi Llabuti, nga JOQ.