Ballina Aktualitet “Jeni vrasës”! Protestuesit tentojnë të hyjnë në Kryeministri, Forcat Speciale hedhin gaz...

“Jeni vrasës”! Protestuesit tentojnë të hyjnë në Kryeministri, Forcat Speciale hedhin gaz lotsjellës, tensionohet situata

Është tensionuar situata para ambienteve të kryeministrisë ky qytetarët kanë hedhur sende dhe madje janë përplasur me efektivët të cilët kanë rrethuar godinën e kryeministrisë.

Mësohet se protestuesit po heqin me forcë blloqet e betonit tek shkallët e kryeministrisë me të cilat po sulmojnë efektivët.

Forcat Specialie hedha gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.

Një efektiv policie e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Rasha 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa hedhin vazhdimisht parulla kundër qeverisë.

Exit mobile version