Covid-19, ja shenjat që mund të shfaqin fëmijët e vegjël

epa08578349 New pupil Angelina Bojahr (R) wears a sanitary mask as she leaves the school building during an enrolment ceremony in the Lankow elementary school in Schwerin, Germany, 01 August 2020. Thousands of children of Mecklenburg-Western Pomerania celebrated their first day in school with classes resuming on 03 August. This federal state is the first in Germany to officially open the new school year complying with health protocols imposed by the coronavirus pandemic. Children have to wear mask in the common areas of the school buildings. EPA-EFE/FELIPE TRUEBA

Mjekja Xhorxhina Kule e ftuar në ABC ka dhënë detaje në lidhje me shenjat klinike që koronavirusi lë te fëmijët. Doktoresha është shprehur se deri më tani nga eksperienca e parë nuk ka asnjë fëmijë që ka shfaqur probleme të tjera në lidhje me pasojat që mund ti ketë lënë Covid 19.

Ndër të tjera Kule ka theksuar se është e rëndësishme që prindërit të jenë të kujdesshëm ndaj shenjave që shfaqin fëmijët siç është temperatura apo vështirësitë në frymëmarrje shenja për të cilat duhet të konsultohemi me mjekun përkatës.

Mjekja ndër të tjera u bën thirrje prindërve që kanë fëmijë me probleme shëndetësore të lindura që të kenë një kujdes më të shtuara pasi janë dhe grupet më të rriskuara ndaj Covid.

“Deri më tani dhe pse është pak shpejt për të folur, sëmundja nuk le pasoja te fëmijët. Në këtë situatë një shqetësim i vogël duhet të na shkojë mendja mos jemi të prekur nga Covid, pasi nuk ka një shenjë të veçantë dalluese. Humbja e nuhatjes dhe e shijes te fëmijët deri në 1 vjeç janë të padallueshme shenjat e tjera janë si të gjithë viruset respiratore. Nëse fëmija ka temperaturë ju duhet tu shkojë mendja se është Covid. Deri më tani rastet që i kemi pas janë raste të vatrave familjare. Nëse maska themi se është e detyrueshme te fëmijët 11 vjeç është e rëndësishme që nëse kemi një fëmijë që është pjesë e një kontigjenti më të rrezikuar për tu prekur mund t’ja përdorim maskën në ambiente të hapura, vaksina e gripit është një tjetër element i rëndësishëm mbrojtës. Ushqimet e shumëllojshme, dhe përdorimi i vitamino terapisë.

Nga eksperienca deri më tani ka një prekje të lehtë të mushkrive por që kalon njëkohësisht me infeksionin, dhe nuk lë pasoja apo çrregullime që mund të behën shkak për sëmundje të tjera. Mushkria është e para që preket, nga temperatura dhe nga pamjaftueshmëria e furnizimit me oksigjen. Kemi ndryshim të kripërave në organizëm që një sjell pasojat e dëmtimit të tjetrës.

Të gjithë moshat nga një muajsh në 12 vjeç. Fëmijët janë të shoqëruar nga nënat dhe ne mund të bëjmë dhe nënën nëse është me Covid, por kryesisht nënat që kemi pas aty kanë qenë asimptomatike. Në qoftë se fëmija ka një temperaturë mbi tre dit dhe nuk dihet arsyeja, nëse fëmija s’ka bajame apo infeksion urinar është një indikacion për tu konsultuar me mjekun, shfaqja e problemeve në frymëmarrje, se simptomat janë të njëjta si te të rriturit. Përveç tamponit dhe testit të shpejtë nuk ka analizë tjetër, por me raste mund të ndodhë që format asimptomatike mund të mos krijojnë dhe antikorpe.

Momentalisht ne kemi dy reparte, njëri është me 12 shtretër kurse tjetri 15 shtretër por që normalisht kemi dhe mundësi për rritjen e këtij kapaciteti. Një pjesë e mirë e fëmijëve asimptomatik ndiqen dhe në rrethe”, e ka mbyllur fjalën e saj doktoresha.