Ballina Sociale Ekspozita THYER/ Pedagogia e njohur thyen heshtjen kundër dhunës ndaj grave: Të...

Ekspozita THYER/ Pedagogia e njohur thyen heshtjen kundër dhunës ndaj grave: Të bëhemi bashkë…

Nga Taulanda JUPI

Unë jam
zëri i Dritës,
zëri Enkeledës,
zëri i Manjolës,
zëri i Esmeraldës
zëri i Hajdies

unë jam zëri i atyre grave e vajzave që padrejtësisht nuk jetojnë më, që padrejtësisht u dhunuan, u masakruan dhe u vranë. Shumë prej tyre kishin urdhër mbrojtje por nuk u mbrojtën, sepse drejtësia dhe kujdesi për gratë dhe vajzat sot janë një opsion i pamundur.

Jeta e tyre u thye,

Shpirti i tyre u thye,

Ëndrrat e tyre u thyen

Si një requiem për humbjen e tyre erdhi ekspozita:

“THYER”,

për të thyer heshtjen, për t’u treguar atyre nënave e motrave, grave dhe vajzave të cilat jetojnë sot nën tmerrin e dhunës, se nuk janë vetëm dhe frika e tyre duhet THYER.

Kemi nevojë të jemi BASHKË, kundër të keqes që historia të mos përsëritet dhe vajzat tona nesër të mos përballen me të njëjtin realitet, ku arritja më e madhe është të mbetesh gjallë.

Jo! Kjo është beteja jonë, për tu krijuar atyre mundësinë të kenë ëndrra dëshira dhe aspirata që shkojnë përtej të drejtës për të jetuar.

Por për këtë ne duhet të jemi BASHKË!

#16daysofactivism2020
#stopviolenceagainstëomen
#stopdomesticviolenceagainstëomen
(nga ekspozita “THYER” e cila u hap në Galeria FAB,
Universiteti i Arteve

 

Exit mobile version