Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, Berisha thirrje për protestë në orën 22.00: Të gjithë para zyrave të Edvin Kristaq Xhelatit

Ekzekutimi i 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e policisë ka nxitur organizimin e protestave apo tubimeve paqësore në vendin tonë. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thirrje për protestë kombëtare në orën 22.00 shpërndarë

Berisha ka publikuar statusin e Genc Sejkos, i cili ka bërë thirrje që të thyhen masat e izolimit duke kërkuar që të mbahet protestë kombëtare në orën 22:00 para zyrës së kryeministrisë. “Policia e Shtetit ka të drejtën të na gjobisë, por kurrsesi të na vrasë”, shkruhet në status duke pretenduar se vrasja e Rashës është kryer vetëm se kishte thyer rregullat e izolimit.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Ne ora 22:00 proteste kombetare kunder vrasesve para zyrave te Edvin Kristaq Xhelatit! Te gjithe ne proteste! Miq, neser ne ora 22:00 nis protesta e fuqishme qytetare kombetare para zyrave te Edvin Kristaq Xhelatit per ekzekutimin shteteror te 25 vjeçarit, Klodian Rashka!

Vrasja nga policia e të riut Klodian Rashës ka sjellë edhe reagimin e shoqërisë civile. Ditën e nesërme qytetarë nga mbare vendi do të mbajnë një protestë homazh përballë kryeministrisë në orën 10.00.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer me zemërim, duke e krahasuar me vrasjen e George Floyd në SHBA. Ata kanë bërë thirrje për protesta.Mijra qytetar nga mbare vendi pregatiten te vershojne drejte Tiranes.

Per te protestuar me moton: ‘Që e drejta e një individi mos të jetë vdekja e tij. Më 8 dhjetor vritet një djalë se ora dhjetë e mbrëmjes e gjeti disa metra larg shtëpisë. Nuk gjobitet, por vritet. Polici që e ka qëlluar me dy plumba, pohon se ishte shumë errësirë dhe se i ishte dukur se djali do ta qëllonte.

M’u duk se- thotë polici që paguhet nga taksat tona dhe ndjek me vrap një të ri, që kthehej nga kafja me miqtë e tij. Që e drejta e një individi, mos të jetë vdekja e tij, unë nesër do të eci në këmbë pas ores 10.00 në mbrëmje nga Kryeministria deri tek shtëpia e Klodian Rashës.

Nesër tek Kryeministria në orën 10.00 në mbrëmje. Policia e Shtetit ka të drejtën të na gjobisë, por kurrsesi të na vrasë. P.S. Përveç të vërtetës, nuk do kemi armë tjetër me vete,’ ka bërë thirrje aktivisti Genc Sejko. Mesazhi i tij është shpërndarë qindra herë.