Veliaj “feston” 8 Dhjetorin, Këlliçi: Turp! 25 vjeçari u vra nga qeveria e tij! Sot duhet të ishte në burg…

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut Veliaj, pasi ky i fundit ka zhvilluar një takim me të rinjtë me rastin e ‘8 Dhjetorit’, pikërisht kur sot u ekzekutuar 25 vjeçari nga ana e policisë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka theksuar se ‘Veliaj duhet të kishte turp të dilte para të rinjve dhe se sot duhet të ishte në burg për vrasjen e Ardit Gjoklajt’.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Sot Erion Veliaj duhet te kishte turp te dilte para te rinjve. Nje 25 vjecar u vra pikerisht sot nga qeveria e tij. Erion Veliaj sot duhet te ishte ne burg per vrasjen e Ardit Gjoklajt. Ai eshte modeli me i keq i nje te riu, modeli qe ne te rinjte e perbuzim.

Ai eshte modeli i mashtruesit, qe per perfitimin e tij eshte gati te shkaterroje jeten e qytetareve, sic po ben me Tiranen, qe e ka betonizuar dhe kthyer ne lavatrice te pastrimit te parave!