Shikoni si e jep vrasjen shtetërore media e Ramës ose Fake-News, Top Channel

Ted KOPLIKU

Kane ardhur ne deren tone!
Kur erdhi ne pushtet ky qe thuhet se bente mutin ne mes te dhomes dhe i kerkonte gruas te mos e trazonte “vepren” e tij, sepse ishte veper arti, tha : “skeni pare asgje akoma”. Qe ne muajt e pare te qeverisjes, shenjat qe ajo qe do shihnim ishte “premiere”, ishin te qarta.

Jashte parlamentit dhe brenda tij tregohej historia e gjermanit qe thoshte, qe kur erdhen nazistet. ne deren e tij, s’kish mbetur askush te çohej, se me te gjithe ishin lare hesapet dhe tashme ishte dera e rrefimtarit qe trokitej. Ai skishte reaguar kur kishin shkuar te komunistet, hebrejte, etj etj, e tashme skish mbetur kush te reagonte per te.

Kjo histori tregohej per te zgjuar nga gjumi ata qe nuk reagonin nderkohe qe kjo qeveri te kalbte ne burg per nje fature dritash dhe me krimin bashkeqeveriste, kur mbyllte media, kur rrezonte Teatrin e banesat apo kur zhdukte pyjet nga faqja e dheut.

Sot nazistet kane trokitur ne deren e fundit. Ne ate te qytetarit te thjeshte. Policia vret me plumb ne shpine nje person te lire dhe te parrezikshem. Si ne kohen e komunizmit “media” i kujton lexusit qe i vdekuri “ka pas mekatet e tija ne te shkuaren”. Me te njejten logjike kur “skulptori i mutit” relativizonte paaftsine e policise duke thene se bandat po i hanin koken njeri tjetrit.

Sot policia te vret dhe mbas tete oresh te gjen edhe provat. Ne diten e rinise skulptori, bashke me policine e tij te mbushur me kriminele, dhjet mu ne rini e mu ne liri dhe na thote : “mos e luni se eshte veper arti!”.