Retrospektivë: Dhjetor ’90!

Nga Ilir PECNIKAJ

Ditë të ftohta, më të ftohta se sot. Përveç ngrohjes globale, atëherë bënte dhe më ftohtë, sepse as rrecka nuk kishim.

As rrecka, as liri, as bukë për të ngrënë, dhe pse UNICEF na ipte çmimin ndërkombëtare për mirë ushqyerjen e femijeve, biles as kazana plehrash nuk kishim, sepse ato i riciklonim nëpër familjet tona, dhe nuk na mjaftonin. Kishte dhe nga ata që në ditët me djell, shihnin ndonjë bidon plastike në det, (mbeturina nga bota e pasur) dhe rrezikonin edhe jeten për të, veçse ta kishin një të tillë në bufe.

Po sot, 30 vjet pas 8 Dhjetorit 90′, çfarë arritëm nga deshira jonë e zjarrtë e asaj kohe “E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPIAN”…

Çfarë arritem?!

Sot kemi plotë, por plotë plehra gjithandej, në rrugë, trotuar, në bashki, qeveri e sa me lart të shkosh aq më i madh është kazani i plehrave e aq më plot është ai…

Recka edhe në skajin me të largët të Shqipërisë do gjesh nje “armani” te viteve 70-80.

Kultur… , e si mund të kemi të tillë, kjo ka vdekur ka mbaruar, është tjetërsuar në babzi.

Kemi uzurpator të cilet e bëjnë edhe më mirë punën e atij që patem menduar, deri dhe në ekzaltim, që e kemi rrezuar…

Kemi dhe buste që na kujtojnë se nese ti mund te luftosh për liri, mund të perfundosh si ai.

Kemi dhe hajdut, edhe keta si plehrat sa me lart te shkosh aq me shumë vjedhin

Kemi edhe një popull të mirë po aq te mirë sa delet e xhaxhait tim nuk janë asgjë para tyre

Kemi…po c’nuk kemi,

Vetem ate qe 30 vjet me parë që kërkuam, as në horizont kurrë nuk e pamë, LIRIN DHE DEMOKRACIN.

Gëzuar miq, të paktën na ka ngelur te kujtojmë.