Regjim kriminal, polici vrasës: E kontrollova për orarin dhe e vrava…

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë mbrëmjen e djeshme, në Tiranë do të kryhen nga Prokuroria e Tiranës dhe SHÇBA-ja.

Në pyetje është marrë edhe kolegu i efektivit që qëlloi për vdekje të riun
Përpara grupit hetimor, polici ka thënë se e ka ndaluar të riun për ta pyetur se pse kishte dalë jashtë në atë orar që nuk lejohej lëvizja, raporton Abc News.

Ai ka deklaruar se i riu e ka kërcënuar dhe ka tentuar të largohet dhe kjo ka bërë që efektivi t’i vihet në ndjekje.

Më pas, sipas policisë Rasha ka nxjerrë armën, duke bërë që polici ta qëllojë duke e lënë të plagosur. Por si pasojë e plagëve të rënda i riu ka ndërruar jetë në spital.

Nga ana tjetër, familjarë të viktimës pretendojnë se i riu nuk ka patur armë.

Avokati i Popullit ka kërkuar hetim të menjëhershëm për ngjarjen e rëndë.