Kush është punonjësi që gjeti vdekjen në fabrikën e kryebashkiakut socialist

Një punonjës ka humbur jetën ditën e sotme në ambientet e firmës, ‘Mare Adriatik’ në pronësinë e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se shtetasi Ilirjan Doçi 43 vjec është aksidentuar në punë.

Burimet bëjnë me dije se 43-vjeçari është aksidentuar në punë nga një portë elektronike e Fabrikës së peshkut ‘Mare Adriatik’ në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës ku ky person punonte.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra.

Policia e Shkodrës bën me dije se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale, por po vijon hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se shtetasi Ilirjan Doci 43 vjec është aksidentuar në punë nga një portë elektronike e Frabrikës së peshkut Mare Adriatik në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës ku ky shtetas punonte.

Mësohet se Iliriani banues në Vau Dejes kishte 4 vite që punonte në fabrikën “Mare Adriatik” ne pronesi të Aldi Ndoci, nip i familjes Babani.