8 Dhjetori/ Basha: Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!

Basha uron me thirrjen e rinisë

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.

Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!