17 të vdekur dhe mbi 800 të infektuar çdo ditë nga Covid-19, zëvendësministrja: Eshtë situatë e qëndrueshme…

Komiteti Teknik i Eksperteve për situatën e epidemisë në vend njoftoi këtë të Martë se nuk do të ketë masa të tjerë shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha në një deklaratë për mediat se gjendja “mbetet e qëndrueshme dhe do të shohim dhe një javë tjetër nëse do të ngelim në këto masa apo do të marrim masa të tjera”.

Ndërkohë, vijojnë të mbeten në fuqi masat e vendosura më herët, si ndalimi i lëvizjes pas orës 22:00, mbyllja e bareve dhe restoranteve pas këtij orari, etj.

PJESË NGA KONFERENCA

Ka ndryshime të shifrave në bashki të vendit, pse kemi shifra më të larta nga bashkitë? A përfshihen pacientë që kanë ndërruar jetë në kushte shtëpie?

Rakacolli: Raportohen rastet që strukturat tona i kualifikojnë COVID. S’mund të kenë paralelizëm me agjensitë funerale. Jemi në mes të një luftë, bilanci bëhet më pas, jo në mes. Çdo gjë thuhet me përgjegjësi. Shkaku i vdekjes vendoset nga mjeku dhe raportohet nga ne. Numri i të vdekurve do të rregullohet. Të fokusohemi tek të shëruarve, ka njerëz që kanë vdekur edhe nga sëmundje të tjera. Vdekjet nuk janë vetëm nga COVID-19. Le ta tregojmë me vepra që jemi europianë. Bilanci bëhet në fund të luftës. Mos të fokuesohemi këtu.

Viktimat jashtë vendit përfshihen në raportin këtu?

Fico: E kemi dhënë disa herë, për çdo njeri që humb jetën me kombësi shqiptare duhet të ç’regjistrohet. Është shqetësim njerëzor por në pjesën tonë të luftës nuk është informacioni që i vjen Ministrisë së Shëndetësisë. Kam pasur përvoja personale që janë ç’rregjistruar.

A do të licensohen privatët për testet e shpejta? Nëse kemi përkeqësim të situatës çfarë masa do të merrni?

Rakacolli: Do shikojmë si do të jetë nevoja. Nuk bëhen në çdo fazë, dhe do shohim si do të shkojë. Është problem që shtrohet që tani. Është muaj i rëndësishëm. Sa i përket masave, nuk i themi dot në këtë moment. Kemi parë pozitivisht qëndrueshmërinë e shifrave. Në varësi të numrave do të shohim si do të shkojë. Çfarë të bëjmë që mos të shkojmë në masa të tjera shtrënguese? Ti bindemi autoriteteve shëndetësore.