Ballina Aktualitet Rezoluta e PPE: Të zbatohet opinioni i Venecias për Reformën Zgjedhore! Të...

Rezoluta e PPE: Të zbatohet opinioni i Venecias për Reformën Zgjedhore! Të dënohen zyrtarët e përfshirë në krime zgjedhore

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, në një rezolutë të miratuar sot, 7 Dhjetor 20202, i bën thirrje Qeverisë Rama të bëjë çdo përpjekje për të tejkaluar krizën e thellë kushtetuese dhe politike në Shqipëri.

Asambleja shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike në përpjekjet e saj për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e saj legjitime dhe për të mbështetur aspiratat europiane të qytetarëve shqiptarë.

PPE vlerëson si jetike rëndësinë e zgjedhjeve të lira në përparimin në procesin e integrimit dhe vlerëson dakordësinë e 5-Qershorit, ndërsa dënon shkeljen e saj nga qeveria me ndryshime ligjore të njëanshme.

Asambleja Politike e PPE nxit fuqimisht Kuvendin e Shqipërisë që t’i bindet dhe të zbatojë menjëherë opinionin e kërkuar nga Komisioni i Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

PPE i bën thirrje të dënohen zyrtarët e partisë në pushtet të përfshirë në krime zgjedhore referuar dosjeve të Prokurorisë nr. 184 dhe 339 dhe e konsideron të papranueshëm bllokimin e drejtësisë dhe pandëshkueshmërinë.

Në këtë kontekst, rezoluta kërkon fuqimisht luftimin e pastrimit të parave të investuara në projektet e ndërtimit në rastet e Bashkisë së Tiranës.

Për Asamblenë politike të PPE-së, funksionimi normal i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Larta dhe institucioneve të tjera të drejtësisë është i domosdoshëm dhe urgjent, ashtu sikundër progresi institucional i Reformës në Drejtësi është i pamjaftueshëm për sa kohë asnjë rast i korrupsionit të lartë nuk është dënuar apo sjellë përpara drejtësisë.

Shqipërisë i kërkohet të ofrojë shembuj konkretë dhe të qartë të progresit në këtë drejtim. Gjithashtu, rezoluta adreson shqetësimin e Bashkimit Europian sa i përket Ligjit për Median të Dhjetorit 2019 dhe mosveprimit të qeverisë dhe Kuvendit pas opinionit përkatës të Komisionit të Venecias.

Exit mobile version