Rama publikon disa herë të njëjtën shkollë si projekt të ri…

Mungesa dhe vonesa e projekteve të realizuar ka bërë që kryeministri Edi Rama të publikojë në faqen e tij zyrtare në Facebook të njëjtën shkollë disa herë me radhë si një projekt të ri.

Bëhet fjalë për shkollën 9 vjeçare “Ahmetaqi”, që ishte shkatërruar si pasojë e tërmetit. Në këtë shkollë, kryeministri ka qenë në datën 12 Shtator dhe ka shpërndarë projektin 3D.

1 16

Më pas, në datën 22 nëntor, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet në këtë shkollë, pamjet e së cilës janë publikuar sërish nga Rama.

Duket se statuset e kryeministrit për këtë shkollë nuk kanë të ndaluar. Rama shpërndan të njëjtën shkollë në datën 1 Dhjetor me anë të një video në Facebook-un e tij duke shkruajtur fjalën ‘Marshalla’.

2 13

Ndërsa më 3 Dhjetor, kryeministri Rama shpërndan shkollën “Ahmetaqi” në Vorë ku shkruan se nxënësit shqiptarë do të zhvillojnë mësim në një ambient që ka standarde europiane. Prej 4 muajsh vijon të flitet për të njëjtin projekt në llogarinë publike të Facebook të Ramës, ndërsa nuk ka asnjë detaj për projektet e reja të qeverisë.

“Ahmetaqi” nuk është e vetmja shkollë e shpërndarë disa herë nga kryeministri. Edhe “Llesh Nik Daka” është një objekt që publikohet shpesh nga Rama, i cili siguron se do të ketë cilësi njësoj si në Europë.