Pipero: Sot një pacient më tha; do hidhem…

Mjeku Infeksionit në QSUT, Pëllumb Pipero ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Pipero theksoi se deri më tani situata është nën kontroll dhe pse numri i rasteve të reja me COVID-19 ditët e fundit është rritur.

Ai u ndal dhe tek rastet e vetëvrasjes së pacientëve me COVID, duke treguar eksperiencën e tij me një paciente që sot e kishte kërcënuar se do të hidhej nga kati i tretë nëse nuk do e nxirrte nga spitali.

“Sot në mëngjes duke bërë vizitën një paciente që praktikisht ishte për të dalë dhe ka dalë sot nga spitali e shëruar më tha nëse nuk më nxirrni për 10 minuta nga spitali do të hidhem nga kati i tretë. Pritshmëria e pacientit në spitalin COVID është ndryshe, i mungon familjari, ka raste që dikush humb jetën dhe e kanë në dhomë dhe e përjetojnë keq.”-tha Pipero./ Opiniona.al

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero tha se kohët e fundit është vënë re një lloj skepticizmi tek qytetarët lidhur me trajtimin në spitale.

Mjeku pohoi se për këtë arsye ka pacientë që shkojnë në spitale në gjendje të rënduar.

I pyetur në emisionin “Opinion” nga gazetari Blendi Fevziu, nëse spitalet tona mund ta përballojnë rritjen e numrit të rasteve, Pipero tha:

“Kjo mund të konsiderohet si një çështje menaxhimi dhe do të thosha një çështje në kuptimin e aspektit të pritshmërisë. Nuk ka spitale edhe në vende të tjera të botës, që nuk pret. Pret edhe për të hyrë në spital, edhe për të hyrë tek urgjenca, por unë asnjëherë nuk kam vënë në dyshim kapacitetet e spitaleve tona për të përballuar fluksin e epidemisë. Ajo që kam këmbëngulur vazhdimisht është mundësia që kemi për të mos ezauruar kapacitetet e spitaleve. Ka një lloj skepticizmi të qytetarëve për të ardhur në spital. Ajo që shohim ne në praktikën e përditshme klinike, është që rastet na vijnë në forma të rënda. Sepse, së pari shkojnë tek mjeku i familjes, kalojnë te disa mjekë specialistë, pastaj vijnë tek ne.

Duhet të biem dakord që është e vëshrirë të gjejmë dy mjekë që japin të njëjtin opinion për të njëjtin subjekt. Një skepticiziëm i shtuar i qytetarëve duke menduar se duke shkuar në spital do të rëndohet situata”./Opinion.al