Ballina Editorial Përse Rama po përplaset me BE?

Përse Rama po përplaset me BE?

Nga Kastriot ISLAMI 

  1. Tanimë është e qartë jo vetëm për shqiptarët por edhe për europianët, veçanërisht për gjermanët, por edhe për amerikanët, rusët, kinezët e turqit se Rama po përplaset fuqimisht me BE sepse ajo është kthyer në pengesë për të ruajtur pushtetin personal përmes manipulimit të zgjedhjeve…Pra, thelbi i kësaj sjelljeve arrogante lidhet me  ruajtjen me çdo kusht të pushtetit të tij personal…
  1. Sjellja arrogante nuk ka kurrfarë lidhje me hapjen e negociatava…As me skepticizmin e disa vendeve të BE sic deklaron ai, për më tepër që gjithçka lidhet me skepticizmin evropian është mashtrim apo alibi për t’ju larguar të vërtetës…! Po ashtu kjo sjellje arrogante s’është as për ti bërë qejfin apo krijuar hapësira lindorëve, sepse pavarësisht se një gjë të tillë e dëshiron e shikon të pamundur, dhe prandaj e trajton kjo mund si një lojë për të zhvendosur vëmendjen por që mund të rezultojë me pasoja të rënda!
  1. Arsyet e kësaj sjelljeje të çojnë te karakteri pervers dhe mendja e tij e sëmurë! Sepse mbajtja e pushtetit personal me çdo kush e mjet, duke kapur peng zgjedhjet, pavarësisht shumë arsyeve që mund të artikulohen nga analistë të ndryshme, në fund të fundit ka të bëjë me mendjen së tij të sëmurë dhe karakterin e tij pervers që po ashtu si  flama COVID apo tërmetet, po na paraqitet si fat i madh që na vjen mes nesh ‘çdo 100 apo 500 vjet’! 
  1. Arsyeja thelbësore e kësaj sjelljeje arrogante është e trefishtë, janë marrëzia për tu zvarritur pas pushtetit e pasurisë së paligjshme, babëzia për të vjedhur pafundësisht dhe frika e madhe nga humbja e pushtetit e përkthyer në mendjen e tij si ndëshkim.
  1. Synimi manjakal është ruajtja e pushtetit apo mosndëshkimi, këtë radhë edhe përmes kapjes së postit të presidentit për ti shpëtuar ndëshkimit. Mënyra e arritjes së këtij synimi është diabolike kurse mekanizmi makiavelik…
  1. Ai po përplaset me europianët, duke krijuar tinëzisht tek enturazhi i tij, i hajdutëve dhe kriminelëve, perceptimin se gëzon një mbështetje që e shet se kjo i ka mundësuar ‘marrjen vetëm të timonit e tepsinë’ por edhe për të zaptuar 100% pushtetin vendor apo deri së fundmi edhe për miratimin ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës e të Kodit Zgjedhor?!Kjo s’është e s’mund të jetëe vërtetë…! Kjo është maska tinëzare dhe ‘droga’ për enturazhin!
  1. Ai po përplaset me europianët, i (keq)këshilluar të ‘notojë’ në mënyrë në hapësirat e krijuara nga dallimet e ‘lobeve’ të ndryshme globale, apo të krijuara nga indiferenca e tyre për një vend, larg vëmendjes së tyre relative! Veçanërisht në këto kohë të vështira edhe për vetë ata!
  1. Për të gjetur këto hapësira dhe ‘notuar’ në këto hapësira, duket se ai po përdor lobistë që paguhen majmërisht me paratë e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve…Veçanërisht këtë radhë, ai po pret prej tyre ‘heshtjen’, për ta shitur tek ‘mediokrit e sharlatanët’ e enturazhit, si mbështetje e pakushtëzuar nga ata që e kanë mbështetur deri më sot… Edhe kjo është një gënjeshtër e trashë që gjithkënd me mënd s’e ka besuar dhe as e beson!…
  1. Madje, duke i shtyrë ditët me gënjeshtra e mashtrime, si gënjeshtra e fundit e vajtjes në Amerikë për ‘sigurimin e vaksinës’, përmes të cilave ju shpërlan trurin disa ‘lehaqenësve’ rilindas që promovojnë ‘fatin e madh që kemi mes nesh një lider kaq të pazakontë çdo 100 apo 500 vjet’, dhe që janë gati të hidhen në sulm pa pyetur fare për asnjë lloj rreziku, ‘të fortët e tij naivë’ flasin edhe për një ‘dhuratë’ të madhe që pritet të vijë si mbështetje, pas javës së tretë të janarit 2021…
  1. Ndërsa për qëndrimin antieuropian, ai ka gjetur rrugën e propagandës tinëzare, duke deklaruar se Europa e do Shqipërinë por janë disa vende euroskeptike që janë kundër zgjerimit të BE për shkak të problemeve të tyre të brendshme. Dhe akoma më e pistë është teza se Gjermania s’është kundër futjes së Shqipërisë në BE, por këtë e thotë se ka shumë frikë se mos egërsohet Gjermania nga deklaratat e pa përgjegjshme dhe merr ndonjë goditje nokdaun si vllau i tij, duke ja kaluar ndërkohë fajësinë disa shteteve të tjera europiane që mendon se s’kanë mundësi të stigmatizojnë marifetet e tij autoritare e korruptive…
  1. Për interesa të pushtetit të tij personal, ai vijon në mënyrë tinëzare axhendën anti-europiane, duke u mburrur ndërkohë se ka në këtë rast mbështetjen e fortë prej mikut të tij të lindor. Por edhe duke kërcënuar europianët se nëse do të vonojnë anëtarësimin në BE, mund të lëvizë jashtë NATO e BE. Këto janë lojra të pabesueshme në perëndim por ai mendon se ‘ta hajë kush ta hajë?!’
  1. Është e qartë se kjo është axhenda e një anarkisti të babëzitur dhe e një të sëmuri mendor për pushtet e pasuri të paligjshme që mund të fusë vendin në kaos e ti çojë shqiptarët drejt rrënimit e emigrimit masiv por që me shumë gjasa do ta çojë atë vetë drejt vetëshkatërrimit e dështimit. Këtë gjë kanë filluar ta kuptojnë disa shumë pranë tij!
  1. Për të arritur synimin e tij makiavelik, ai ka marrë peng, zgjedhjet sepse e ka të qartë se edhe sikur të ketë nën kontroll gjithçka përveç zgjedhjeve, rrotacioni s’do të mund pengonte. Ai ka besimin idiotesk te manipulimi i zgjedhjeve dhe te ‘heshtja’ e miqve të tij…
  1. Kapja për fyti e zgjedhjeve dhe tentativat për ta kthyer një pjesë të opozitës në fasadë për ‘thërrmimin’ e elektoratit opozitar, e kanë bërë të vështirë rrotacionin, por jo të pamundur… madje rrotacioni duket i padiskutueshëm, aq më tepër që këtë panoramë tashmë e kanë të qartë jo vetëm mbi 65 përqind e shqiptarëve por edhe pjesa më e rëndësishme e perëndimorëve, pavarësisht lojës diabolike të Ramës për ti mbajtur të lidhur fanatikët e tij me tezën diabolike të dallimeve mes europianëve e amerikanëve…apo të indiferencës së tyre…
  1. Kjo është karta e tij e fundit, pasi konsumoi edhe kartën e nacionalist ekstremist me kërcënimin për destabilizimin e rajonit me ndryshimin e kufijve në rajon dhe hedhjes në erë të pavarësisë e sovranitetit të Kosovës, gjë që e penguan europianet, veçanërisht gjermanët, por edhe amerikanët, pavarësisht lojës së tij tinzare e diabolike të luajtur deri në fund me vëllaun tjetër jo-shqiptar.
  1. Këtu duhet shtuar edhe sindromi i shpëtimtarit prej ‘shejtan budallai’ të jetës së shqiptarëve nga COVID, pasi ka dështuar me ‘sukses’ në menaxhimin e krizës sanitare, përmes alibisë idiote të një vizite në SHBA,po përpiqet të krijojë përshtypjen se sipërmarrja e tij është për të siguruar ‘vaksinën kundër COVID’. Në fund të fundit do të merret vesh shumë shpejt se kjo është një gënjeshtër e madhe që s’ka lidhje me ç’deklarohet, por s’duhet humbur asnjë minutë kohë për ta hedhur në koshin e plehrave që tani..!
  1. Loja diabolike antieuropiane duhet të goditet fuqimisht nga opozita dhe duhet të kthehet në një ‘kalë beteje’ të shumicës së shqiptarëve që janë ndërgjegjësuar se ‘gjithçka vendoset prej tyre këtu sepse Shqipëria është sovrane’…Ky ndërgjegjësim duket do të shërbejë si një grusht i fortë shkatërrimtar edhe ndaj zagarëve që e mbajnë gjallë atë. Sepse s’mund të ketë dhe as s’ka asnjë mundësi që perëndimi demokratik, europian e amerikan, të mbështesë një sharlatan që ka kapur peng zgjedhjet dhe kërkon të ruajë pushtetin personal përmes manipulimit të tyre,duke krijuar alibinë e mbështetjes përmes pagesave të majme të disa lobistëve apo duke siguruar ‘heshtjen’ e disave të tjerëve përmes komprometimit. Këtë s’do ta kisha besuar kurrë, pavarësisht se mund të mos përjashtohet, përderisa ka ndodhur në shumë nga ish-republikat sovjetike nga të cilat ai merr leksione!
  1. Shqipëria është anëtare e NATO dhe vend shumë pranë hapjes së negociatave me BE…Kjo të shtyn të besosh se me siguri të plotë, sovraniteti dhe e ardhmja e vendit janë veçse në duart e shqiptarëve, dhe pavarësisht lojërave makiavelike, perëndimi, europianët e amerikanët, e respektojnë këtë parim të botës demokratike… Prandaj shqiptarët duhet të vazhdojnë masivisht të mobilizohen e organizohen me besim te vetja se gjithçka deklarohet publikisht apo përhapet nën rrogoz  jo vetëm s’është vërtetë por s’mund dhe s’duhet të pengojë në asnjë rast rrotacionin politik që tashmë është shprehje e një dëshire dhe vullneti masiv qytetar!
Exit mobile version