Megaaferë tjetër korruptive me parkun e energjisë diellore të Karavastasë, kushërira e Ramës merr 300 hektarë tokë në Karavasta

Megaafere tjeter korruptive me parkun e energjise diellore te Karavastase, kushwrira e Rames merr 300 hektare toke ne Karavasta
Miq, Edvin Hajduti merr me nje kompani fantazem me kapital 100 mije lek dhe kushuriren e tij si administratore te saj, 300 h toke ne Karavasta.
Pronari i kompanise fantazme me 100 mije ek kapital te krijuar dite para lidhjes se kontrates banon ne Danimarke.

Kontraten me kompanine fantazme me administratore kushuriren e besimit te larte te Edvin Hajduti e ka firmosur narkoministri i familjes Çuçi.
300 hektar toke ne Karavasta kane per destinacion parkun e energjise diellore te Karavastas te familjes Rama qe do ndertoje me nje investim 50 milion euro kompania fantazme me kapital 100 mije lek dhe administratore kushuriren e besimit me te larte te Edvin Hajduti.
Lezoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Z. Berisha!
Me anë të këtij mesazhi që klrkoj ta bëni publikë dua të denoncoj një shpërdorim të detyrës nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban, dhe përkatësisht të Ministrit Bledi Çuçi, sekretarit përgjithshëm Z. Enea Hoti dhe gjithë grupit të vlerësimit për dhënien me qira të tokave bujqësore..

Në datën 22.09.2020 përpara noterit publik është lidhur kontrata e qirasë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shoqërisë Farm Albania Shpk duke i dhënë kësaj shoqërie 300 ha tokë bujqësore në fshatin Karavasta e re sot Bashkia Divjak.
Kjo shoqëri fantazmë është krijuar disa kohë apo ditë më parë nga një individ i quajtur Bujar Zhuri me banim në Danimarkë i cili është edhe presidenti saj.

Nëse shohim Ekstraktin e shoqërisë Farm Albania Shpk, ka si kapital vetëm 100 mijë lekë. Gjithashtu në ekstrakt është shënuar administratori shoqërisë znj. Kuenka Pavli e cila është me origjinë nga Vunoi dhe nga informacionet që kemi është kushërirë e Kryeministrit Edi Rama.
Po ku qëndron problemi?

Shoqëria Farm Albania Shpk, është krijuar me profil prodhim të energjisë diellore dhe nga ku individi presidenti saj i quajtur Bujar Zhuri, ka marë përsipër që të investoj 30 deri në 50 milion euro pasi edhe sipërfaqe prej 300 ha është e mjaftueshme për kaq. Ndërkohë që në ekstrakt shoqëria ka të deklaruar vetëm 100 mijë lekë!

Pra Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nën justifikimin e investitorit strategjikë që në fakt është një mashtrim i ka dhënë këtij individi anonim 300 ha tokë bujqësore të shtetit me një afat 99 vjeçar.
Bujar Zhuri është një individ që krijon shoqëri fantazma dhe në këtë mënyrë bënë mashtrime duke bashkëpunuar me mafjen në drejtim të Ministrisë Bujqësisë dhe Qeverisë.

Unë këtë shpërdorim të detyrës nga ana e zyrtarëve të Ministrisë Bujqësisë në bashkëpunim në formën e grupit strukturuar kriminal do ti drejtohem SPAK në ditët e ardhshme..

bashkëngjitur këtij mesazhi keni edhe kontratën e qirasë ndërmjet palëve të sipërcituara.
Me respekt