Ballina Sport Kur do të zhvillohen ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2022

Kur do të zhvillohen ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2022

Të hënën në mbrëmje në Zuerich është tërhequr shorti për kualifikimet për Kupën e Botës 2022.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë në grup me Spanjën.

‘Dardanët’ gjenden në Grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Ndeshjet e para kualifikuese për Botëror luhen më 24 e 25 mars të vitit të ardhshëm.

Në mars janë tri termine për ndeshje, kurse ndeshjet tjera luhen në shtator, tetor dhe nëntor të vitit të ardhshëm.

Vendi i parë në grup kualifikues siguron biletën për Botëror, ndërsa vendi i dytë siguron fazën e ‘play-off’.

Botërori në Katar do të mbahet prej 21 nëntorit e deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

Pas shortit, kanë reaguar edhe futbollistët e ‘Dradanëve’.

Valon Berisha, Amir Rrahmani, Florent Hdergjonaj, e Mërgim Vojvoda ekanë mirëpritur shortin duke postuar foton e grupit B, derisa besojnë se do ta prezantojnë Kosovën ashtu siç i ka hije.

Exit mobile version