Ballina Sport Kualifikueset për Botërorin 2022, ja në cilin grup ndodhet Shqipëria dhe Kosova 

Kualifikueset për Botërorin 2022, ja në cilin grup ndodhet Shqipëria dhe Kosova 

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar rivalët në kualifikueset e Botërorit 2022, që do të zhvillohet në Katar. Shqipëria, e pozicionuar në vazon e katërt, pas hedhjes së goglave do jetë në grupin I, kundër ekipeve si Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino.

Ndërsa Kosova që ishte pjesë e vazos së pestë, do të garojë në grupin B dhe vihet përballet me ekipe si Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.

REZULTATET E SHORTIT

Grupi A: Portugalia, Serbia, Irlanda, Luksemburgu, Azerbajxhani.
 
Grupi B: Spanja, Suedia, Greqia, Gjeorgjia, Kosova.
 
Grupi C: Italia, Zvicra, Irlanda e Veriut, Bullgaria, Lituania.
 
Grupi D: Franca, Ukraina, Finlanda, Bosnje Hercegovina, Kazakistani.
 
Grupi E: Belgjika, Uellsi, Çekia, Bjellorusia, Estonia.
 
Grupi F: Danimarka, Austria, Skocia, Izraeli, Ishujt Faroe, Moldavia.
 
Grupi G: Holanda, Turqia, Norvegjia, Mali i Zi, Letonia, Gjibraltari. 
 

Grupi H: Kroacia, Sllovakia, Rusia, Sllovenia, Qipro, Malta.

Grupi I: Anglia, Poloni, Hungaria, Shqipëria, Andorra, San Marino.

Grupi J: Gjermania, Rumania, Islanda, Maqedonia e Veriut, Armenia, Lihtenshtejn.

Fushata eliminatore do të nisë më 24 mars të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllet më 16 nëntor, duke e ngjeshur jo pak kalendarin, teksa përpara kemi edhe Kampionatin Europian.

Dhjetë ekipet e renditura në vendet e para në grupe sigurojnë direkt kualifikimin në Kupën e Botës 2020 që zhvillohet në Katar, ndërsa vendet e dyta shkojnë në play-off. Me to bashkohen edhe dy ekipet e renditura më mirë në Nations League, për të luftuar për tre vende të tjera në Botëror.

Exit mobile version