Pandemia drejt fundit/ Nis shpërndarja e kartave të vaksimit në Britaninë e Madhe

Në Shqipëri qeveria po krenohet se nëntë muaj pas nisjes së pandemisë, ka arritur të sjellë në vend testet e shpejta.

Por ndërkohë në botë tani po flitet vetëm për vaksinën.

Britania e Madhe ka publikuar sot ato që do të njihen si kartat e vaksinimit. Miliona britanikë do të marrin të tilla karta për të provuar se janë vaksinuar.

Sipas Daily Mail, qytetarët janë paralajmëruar që këto karta t’i mbajnë me vete kudo.

Katër milionë doza të vaksinës së Pfizer do të marrin qytetarët britanikë deri në fund të dhjetorit. Britania u bë i pari vend perëndimor që miratoi përdorimin e vaksinës. Ata kanë porositur me kohë vaksinat te kompanitë Pfizer dhe Moderna.