Situata jashtë kontrollit! 5 autoambulanca tek Covid-2 në pritje, nuk ka vende në spital

Situatë e rënduar paraqitet në spitalin e Sanatoriumit, i cili përballon dhe urgjencat e Tiranës të rasteve me COVID-19.

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje live nga COVID1 për News 24, pohoi se në këtë spital brenda 10 minutash janë paraqitur 5 autoambulanca me pacientë.

Sipas tij, pritja e tyre për t’u shtruar në spital shkon nga 10 minuta, por në rastin më të keq nga 1-3 orë. Mes të tjerash ai tha se në Sanatorium pacientët mund të qëndrojnë për ditë të tëra në urgjencë, në pritje për t’u shtruar në pavione. Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me punën në COVID4, ndërsa nuk dihet se sa është numri i të shtruar në këtë spital.

Skëndaj tha se në këtë spital prej 100 shtretërish, punojnë mjekë të huazuar nga shërbimi Infektiv. Pjesa tjetër e mjekëve janë huazuar nga shërbimet e tjera terciare në QSUT. Mes të tjerash gazetari raportoi se rastet që vijnë nga spitalet e rretheve, janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa tha se pacientët kërkojnë trajtim me dy burime oksigjeni.