Ballina Editorial Një ngjarje e pabesueshme!

Një ngjarje e pabesueshme!

Nga Kastriot ISLAMI

Një ngjarje e pabesueshme! Dikush që kishte kaluar COVID dhe ishte në ditën e 16-të, shkon për të bërë testin-tampon se kishte dijeni që në ditën e 14-të, automatikisht cilësohesh “negativ”.

Kështu është kudo në perëndim, Francë, SHBA… Por ai doli “pozitiv” dhe i mërzitur pyeti përse ishte i tillë. Përgjigja ishte se, “gjatë këtyre ditëve iu kërkohet që një, në dy qytetarë, të dalin “pozitiv” nga testi kurse më parë kërkohej që “1 në 10 qytetarë të dilnin pozitivë”!!!

Nuk e besova dhe ende më duket shumë e rëndë! Ky do të ishte një manipulim i statistikave!

 

Nga grafiku më poshtë vihet re se në 1 tetor 2020, kur numri i testeve ishte 1472, rezulton se për të kapur një “pozitiv” duheshin 6,7 – 6,8 teste, kurse më 5 dhjetor kur numri i testeve është 2308, pra është rritur me 57%, duhen 2,7 teste për të kapur një “pozitv”.

Kjo rezonon shumë me atë që më tha dikushi. Është manipulim statistikash, apo jo, duhet hetuar!

Exit mobile version