Humb jetën nga Covid-19 muzikanti i njohur (Foto)

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare muzikanti shkodran Sokol Marku. Prej një muaji, ai po luftonte në betejën për jetën, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Muzikanti i njohur ishte dërguar së fundmi në Turqi për mjekim të specializuar, por nuk arriti ta fitonte këtë betejë.

Prej vitit 2009, deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i shkollës së muzikës në Shkodër “Prenk Jakova”.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u bë i ditur në rrjetet sociale nga miku i tij, kompozitori Gjon Shllaku, i cili shkruan: “natën e emnit tand u ndave nga kjo jetë, shok e mik i paharrueshëm”.

auto sokolmarku1607166132