Ballina Editorial E premte e zezë nga keqmenaxhimi i Covid-19!

E premte e zezë nga keqmenaxhimi i Covid-19!

Nga Sali BERISHA

Miq, e premtja e djeshme u cilesua nga mediat si e premte e zeze pasi rastet e te infektuarve dhe te vdekurve nga covid te 24 oreve qe u njoftuan dje ishin nder me te lartat.

Keshtu, dje u njoftuan 18 viktima nga covid19 vetem nga spitalet covid te Tiranes dhe vetem sa shpall kryepidemiologu i Surrelit, i cili fsheh siç eshte faktuar:

1-50% te vdekjeve nga covid19 ne spitalet covid

2- te gjitha vdekjet nga covid ne spitalet e tjera te rretheve apo te Tiranes.

3- te gjitha vdekjet ne shtepi nga covid19 dhe qe jane me te shume se sa ato spitalore.

Per ata te cilet shtrojne pyetjen pse fshihen vdekjet nga Edvin Hajduti ju bejme me dije se vdekjet fshihen nga ai vetem e vetem per te fshehur deshtimin e plote ne menaxhimin e pandemise se covid19 nga kryepidemiologu injorant i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia, te cilet duan te kendojne suksesin duke fshehur numrin e te vdekurve, tregues kryesor ky i menaxhimit te pandemise.

Dje ishte nje e premte e zeze ne menaxhimin e pandemise nga kryepidemiologu tutkun i Surrelit dhe ndrikull Hajnia sepse sot ata me vetem 2264 testime shpallen 801 raste te infektuara, pra ata gjeten ne 2264 testime pozitivitetin me te larte ne bote!

Ne rast se ata do testonin sipas standartit te OBSH, ata sot duhet te kishin bere se paku 8200 testime dhe pa diskutim do te kishin gjetur se paku 1600 raste me covid19.

Keshtu qe sot mbi 1000 raste me covid 19 u lane qellimisht pa zbuluar dhe te lire per te infektuar mijra te tjere vetem e vetem qe kryepidemiologu i Surrelit te fsheh numrin real te rasteve te infektuara ne 24 ore nga covid19 dhe te mashtroje shqiptaret dhe boten se ne Shqiperi pandemia eshte ne kontroll te plote.

Mirepo testimi eshte diagnoze, eshte mjekim, eshte shpetim jete, eshte parandalim dhe mbrojtje nga infeksioni. Per te gjitha keto, lenia me qellim pa e zbuluar e covid 19 eshte nje krim i rende dhe i shemtuar qe kushton çdo dite me shume jete njerezish. Pavaresisht nga te gjitha keto, Edvini nuk heq dore nga testimi i kufizuar vetem e vetem per te ulur artificialisht numrin ditor dhe ate ne teresi te te infektuarve qe jane dhe tregues kryesor te menaxhimit te pandemise.

Keshtu qe njelloj si me fshehjen e vdekjeve nga covid 19 ai fsheh dhe numrin real te te infektuarve nga ky virus vetem e vetem per te kenduar keshtu suksesin imagjinar ne kurriz te shendetit dhe jetes se qytetareve.

Denoj me ashpersine me te madhe manipulimin skandaloz dhe me pasoja kriminale per shendetin dhe jetet e njerezve te shifrave, vdekjeve dhe infeksioneve nga covid 19 ne vend dhe i bej thirrje OBSH te vendos ne vezhgim te rrepte menaxhimin katastrofal te pandemise se covid 19 nga Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia ne Shqiperi. sb

Exit mobile version