Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh ngushëllimi, për ndarjen para kohe nga jeta të Marko Bellos, ish-deputetit të Partisë Socialiste.
“Këto dite u nda nga jeta para kohe ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello. Në kampin e partisë së tij, ai ishte sigurisht një kundërshtar por dhe një zë i arsyeshëm i civilizuar, që besonte në vlerat bazë të sistemit demokratik.
Marko Bello ka meritën e veçantë se nuk u transformua në rilindas duke i qëndruar besnik vlerave që besonte. Me kete rast i shpreh familjes, miqve dhe të afërmve të të ndjerit, ngushëllimet e mia të sinqerta dhe lutem që shpirti i Markos së tyre të dashur të gjeje paqen e merituar. Amin!”, shkruan Berisha.