Basha: Raporti i Komisionit të Venecias konfirmim i aktit anti-kushtetues edhe anti-demokratik të ndërmarrë nga Edi Rama!

Basha: Raporti i Komisionit të Venecias konfirmim i aktit anti-kushtetues edhe anti-demokratik të ndërmarrë nga Edi Rama në kushtet e ankthit dhe panikut në përballjen e 25 prillit

Nisida Tufa: Zoti Basha flasim pak për raportin paraprak të Venecias që i quajti procedurat e ndryshimeve kushtetuese jashtëzakonisht të nxituara, por gjithsesi gjërat mbeten në vend, gjërat janë në vend. Cili është reagimi juaj për këtë raport dhe çfarë do të thotë ai në këto kushte ku palët ftohen në dialog përsëri?

Lulzim Basha: Tjetër konfirmim i aktit anti-kushtetues edhe anti-demokratik të ndërmarrë nga Edi Rama në kushtet e ankthit dhe panikut në përballjen e 25 prillit.

Nisida Tufa: Zoti Basha, krerët e partive mund të kandidojnë në katër zona, Venecia bën thirrje që ose ta bëjnë këtë. Ju do ta shfrytëzonit këtë mundësi të kodit?

Lulzim Basha: Unë mendoj se ky është një përcaktim tjetër i një taktike të ankthit dhe të panikut të Edi Ramës dhe vetë Venecia ka thënë që është anti-demokratike. Partia Demokratike dhe unë personalisht qëndrojmë me parimin dhe parimi në këtë rast është që çdokush do të kandidojë vetëm në një zonë.