Krimi bën ligjin! Ekzektutohet me plumb në zemër efektivi i FNSH

Një efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit. Xhulio Prela,26 vjeç, ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Pas ekzekutimit të Prelës, makina tip “Volkëagen” ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë aty pranë.

Për ngjarjen policia është njoftuar se një makinë kishte dalë nga rruga, por në momentin e mbërritje panë se Prela ishte i ekzekutuar më armë zjarri, çka kishte sjellë dhe daljen e mjetit jashtë rrugës.

Viktima Xhulio Prela ka qenë duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit, kur është ekzekutuar në aksion rrugor Milot-Lezhë.

Nga informacionet e para mësohet se një person në këmbë dhe me elektrik dore i ka dalë para makinës së efektivit të FNSH-së Shkodër dhe I ka kërkuar të ndalojë. Xhuloi ka hapur krahun dhe ka hapur xhamin e makinës.

Mendohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur debat. Më pas 26 vjeçari ka ndezur makinën për t’u larguar kur është qëlluar nga një person i dytë.

Një plumb mësohet se e ka marrë në zemër. Ndërsa makina po largohej është qëlluar dhe dy herë të tjera, duke bërë që kjo makinë të humbë kontrollin dhe të përfundojë jashtë rruge.

Xhulio Prela ishte me origjinë nga Puka, banonte në Rrilë dhe ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të.

Prela ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ka ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.