Pamje të rënda! Kafshët përpëliten në rrugë nga helmimi, shfarosje masive e qenve në Gjirokastër

Pamje të rënda vijnë pazari i Gjirokastrës, ku sërish kemi të bëjmë me helmimin masiv që i është bërë disa qenve të këtij qyteti.

Një qytetar ka publikuar pamjet e rënda në mediat sociale dhe i ka bërë thirrje bashkisë për reagim, pasi sipas tij po kryhet një maskaradë me kafshët, raporton FaxNews.

Mbetet e paqartë se kush i ka hèlmuar kafshët pasi një pjesë ishin marrë nën kujdestarinë e ambientalistëve, pronarëve të bizneseve që operojnë në pazar, por edhe turistëve.

“Urgjente, shperndajeni. Ore mos jeni gje budallenj ju ???!!!!! Sapo u helmuan 2 ose 3 qen te tjere mu ne mes te qendres se qytetit para syve te gjithe njerezve. Kjo eshte e paprecedente, brutale dhe nje maskarade qe duhet t’i jepni zgjidhje urgjentisht sa me pare !

Nese nuk jeni ne gjendje te kontrolloni punetoret juaj apo drejtorite qe perfaqesoni ju lutem lejeni postin dhe hiqni dore sepse nuk jeni per kete pune, jeni te paafte !!! Na turperuat sa me s’ka dhe pervec kesaj po na vrisni dhe moralin !!!

Bashkia Gjirokaster, reago urgjent sot! Ne video duket ne flagrance punonjesi juaj sic po me thone duke marre qente e helmuar dhe hedhur ne koshin e mbeturinave… A nuk ka nje vend specifik per keto raste ?!!!

Bashkia Gjirokaster ! u mbush kupa! Do ndermarr masa investigative urgjent dhe t’ju vije turp! Po tani cdo thoni ? “nuk eshte e vertete” ???? Diten e pardjeshme, rreth ores 7:30 ne mengjes, pas hemimit masiv te ndodhur ne lagjet : Pazar, 18 Shtatori, Granice, Palorto(ende e pa vertetuar me fakte) dhe Manalat gjate mesnates, gjithashtu jane konstatuar persona duke transportuar me karroce dore sipas burimeve te qytetareve qe i kane pare, dy qen, haptazi fare, te dyshuar si te helmuarit ne zonen afer TVGJ-se, pervec te tjereve qe u helmuan ne lagjet e tjera…”, denoncon një qytetari në mediat sociale.