Basha publikon videon me historinë e vajzës nga Lezha: Të rinjtë s’kanë mundësi punësimi, ne do ta ndryshojmë këtë situatë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar videon e një vajze nga Lezha, duke përcjellë një mesazh të fortë shprese dhe besimi për qindra mijë të rinj në vend, që sot shohin si shpëtim ikjen nga Shqipëria për të ndërtuar jetën e tyre.

“Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.

Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen.

Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar”, shprehet Basha.